MENU
klinika

Videomesazhi

Veliaj mesazh të qartë para zgjedhjeve: Më 30 qershor do të jem…

26.06.2019 - 12:34

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve, kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherazi kandidati i koalicionit të majtë në këto zgjedhje i është drejtuar qytetarëve me një videomesazh.

Në këtë videomesazh, Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai gjithashtu rënditi një sërë investimesh që kanë transformuar kryeqytetin, Veliaj thekson se 30 qershori është një mundësi fantastike për t’u shprehur se si e duam Tiranën tonë.

Në 30 qershor, ne kemi një mundësi fantastike të shprehemi se si e duam Tiranën tonë.

Në këto 4 vite, bashkë kemi bërë punë të mrekullueshme, duke filluar nga Sheshi, nga Pazari, nga Liqeni, nga Bulevardi, shkollat, kopshtet, çerdhet.


Unë kam vetëm një plan, të rri dhe të jetoj në Tiranë dhe teksa shoh djalin tim që rritet në këtë qytet, mendoj për gjithë fëmijët tanë, se çfarë mund të bëjmë më shumë në 4 vitet që vijnë, si mund të ecim më shpejt, e si mund të vazhdojmë përpara në rrugën që kemi nisur”, tha Veliaj.

Kandidati socialist u shpreh se kur të gjithë janë bashkë, asnjë minorancë e dhunshme apo e zhurmshme nuk do të mund të na bëjë ballë.

Ne kemi treguar se kur jemi bashkë, nuk ka asnjë minorancë të dhunshme apo të zhurmshme që të na bëjë ballë, dhe ky qytet nuk e ka ulur kurrë kokën, ndaj s’do ta ulim kokën as kësaj here.

Kështu që, në datën 30 qershor, unë do të jem aty me familjen time dhe do të pres ty me familjen tënde, që të votojmë për Tiranën që duam edhe për Shqipërinë që duam”, shkruan Veliaj.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu