Kim Jong Nam, gjysmë-vëllai i liderit të Koresë së Veriut, i cili u vra n në shkurt të 2017 në aeroportin e Kuala Lampur, në Malazi, ishte një burim i CIA që ishte takuar në shumë raste me agjentë sekretë amerikanë, sipas The Wall Street Journal.
Gazeta, në një artikull të botuar të hënën, citon “një person të njohur me këtë çështje” të thoshte se Kim Jong Nam, i cili jetonte në territorin gjysmë-autonom të Kinës në Makau, në vitet para vdekjes së tij, kishte “takuar disa herë me operativë të CIA-s “.
Korrespondentja e Washington Post Anna Fifield, në një libër të botuar të martën, bën një pohim të ngjashëm.
Megjithëse një lidhje midis Kim Jong Nam dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SHBA-ve është përfolur më parë, Journal dhe libri i ri ofrojnë prova më konkrete.
Në shkurt 2017, Kim Jong Nam u sulmua nga dy gra në një aeroport në kryeqytetin malajzian, Kuala Lumpur. Gratë, një shtetase indoneziane dhe një tjetër nga Vietnami, thanë pas arrestimit të tyre se ata ishin paguar për sulmin.#
Sipas Journal, “Policia gjeti gjatë gjykimit të dy grave që Kim kishte kaluar disa ditë në ishullin turistik të Langkawi, ku u takua me një njeri të panjohur koreano-amerikan në një hotel”.
“Kim udhëtoi në Malajzi në shkurt 2017 për të takuar dike nga CIA, megjithëse ky nuk mund të ishte qëllimi i vetëm i udhëtimit”, tha gazeta duke cituar burimin e saj anonim.