MENU
klinika

"Ejani kur të doni"

Vendimi për shembjen/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Koha për përplasje!

04.06.2019 - 12:23

Regjisori Kastriot Çipi, i cili është një nga qëndrestarët e pakët në mbrotje të godinës së Teatrit Kombëtar ka dalë me një reagim pas vendimit për shembjen.

Ai shkruan se ora e përplasjes po vjen dhe se vendimi për shembjen e godinës nuk do të mund të zbatohet në terren pa rezistencë.

teatri-kombetar-konica.al
teatri-kombetar-konica.al

Një tjetër aktivist për çështjen në fjalë, pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci, shkruan: “Janë kaq trima, sa e kane mbajtur të fshehur vendimin, me idenë që ta kalojnë kështu nën rrogoz… Nëse afrohet ndonjë, do ta hamë për leckash… po ndoshta nuk do të ketë nevojë, se këta i shqyejnë mishin njëritjetrit. Kemi 1 vit e gjysmë që ju presim… bujrum…”

Edhe aktori Neritan Liçaj shprehet se vendimmarrësit do të përballen me rezistencën e mbrojtësve të Teatrit.

“Jeni të mirëpritur… ejani kur të doni… do gjeni përgjigjen që prej kohësh prisni. Të shohim kush do fitojë, ju të mbaruarit apo ne shqiptarët”, shkruan ai. Rezistenca kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka nisur prej shkurtit të vitit 2019, kur, për së pari, u hap lajmi për prishjen e tij dhe ngritjen në atë truall të një godine të re për TK-në, shoqëruar nga një kompleks kullash.