MENU
klinika

Zbuloni detaje të tjera

Wow! Kim Kardashian bëri ëndrrën e saj realitet!

22.06.2019 - 14:01

Kim Kardashian është pa dyshim imazhi ynë i preferuar dhe mesa duket duhet të nisim të kuptojmë se ajo do jetë kudo sapo të hapim portalet..

Por, këtë herë, mesa duket ajo ka realizuar ëndrrën e saj të hershme…
Kim Kardashian ka pozuar së fundi për revistën e njohur japoneze.

Bukuroshja ka bërë të ditur se imazhi i saj gjendet në tri kopertina të “Vogue Japan”, ndërsa pamje nga fotosesioni i realizuar për këtë revistë, i postoi në rrjete sociale.

“3 kopertina për revistën Vogue. Kjo ishte absolutisht një ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar Kim.

Siç e dimë, Kim Kardashian është nënë e katër fëmijëve, dy prej të cilëve janë lindur nga nëna surrogate.