MENU
klinika

Luana i tha të gjitha

Wow! Motrat Vjollca paskan të njëjtin ‘hall’ si ne…

29.06.2019 - 12:36

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi sapo përfunduan pushimet në Barbados. Pas postimesh e postimesh na u desh t’i “shijonim” edhe ne pushimet e tyre.

Ndërkaq, Luana ka qenë gjatë gjithë kohës në punë, e angazhuar për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe për klipet e saj të reja.

Kështu, kur Marina tregoi në Instagram se më në fund ndodhej në aeroport gati për rrugën e kthimit të motrës së saj nuk iu ndenj pa komentuar:

“Ja po presim vendin e radhës, aman mos lini cep pa parë ë?”, shkruajti ajo.

Sikundër edhe Marina ja ktheu:

“Si nuk rrin rehat, nuk e kuptoj?”

Sigurisht e tërë kjo nën sensin e shakasë mes motrash.