MENU
klinika

Godet Napoli!

Ylli kolumbian do t’i bashkohet ekipit të Ançelotit

18.06.2019 - 19:13

James Rodrigez është një hap larg Napolit. Dukej se ishte një ëndërr për tifozët napoletanë, por tashmë kjo duket se do të kthehet në realitet.

Në Kolumbi janë të sigurt për këtë, madje sipas ESPN “Hames ka firmosur me ekipin e ri”. Në pritje të konfirmimit zyrtar nga Aurelio De Laurentis, mund të përmenden vetëm disa të dhëna.

Ançeloti ka marrë dakorkëtisë e lojtarit për t’u trasferuar, sikundër dhe drejtuesit e Napolit kanë marrë të drejtën e bisedimeve nga prokuratori Jorge Mendes, Reali i Madridit e ka vendosur prej kohësh kolumbianin në listën e shitjeve.

Të gjitha këto të lënë të kuptosh se jemi vërtet pranë vulosjes së marrëveshjes.

James ka pranuar ta reduktojë pagën nga 8 milionë në 5 milionë euro, ndërsa Reali kërkon rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri zbulon "Shqipërinë e re"

Reja: Nuk dua të ndryshoj shumë nga De Biasi