MENU
klinika

"Zaho i painformuar"

Çfarë bisedoi kryeministri Rama me banorët e njësisë 3?

05.06.2019 - 10:52

Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një takim me banorët e njësisë 3.

Gjatë takimit Rama foli edhe për lejet e ndërtimit që duhet të jepen apo edhe projektin e ‘Unazës së Madhe’.

Gjithashtu kreu i qeverisë foli edhe për djalin e tij të vogël Zahon.

Ai tha se djali i tij nuk është fare i informuar rreth situatës në vend.

Im bir sheh vetëm filma vizatimorë, por edhe shpjegoi që emri i tij është edhe mysliman dhe i krishterë.

Zaho është emër që e kanë përdorur historikisht edhe myslimanët edhe të krishterët. Është një emër që mishëron edhe konceptin në këtë aspekt. Ai se di çfarë punë do bëjë.

Jam duke fol në telefon, më thotë ‘nuk je lodhur akoma’. Ne në shtëpi nuk kemi televizion shqip dhe nuk ka parë televizor. Ai sheh spidermanin dhe nuk është informuar për këto gjëra“, u shpreh Rama.

Rama, u ndal edhe te investimet. Ai theksoi se investimet nuk bëhen sot për sot dhe se duhet t’i hapet rrugë zhvillimit.

Investimet në infrastrukturë nuk bëhen sot për sot. Është raporti 5 shtëpi për 50 vjet. Tjetra gjë është e sigurtë në vend që të rrijnë të shohin nga qielli ndërtojnë dhe marrin përqindje si gjithë pronarët e tjerë. Situata te Unaza e Re është tjetër gjë tregon se është avantazh. Nuk ka një rrugë tjetër duhet me i hap rrugë zhvillimit. Dhe njerëzit fitojnë.

Ndërtimi nuk është me detyrim në kohën që ti je pronar. Ti vendos.

Faktikisht se këtu si në gjithë botën, zhurmën e bën lajmi i keq. Ndodh një rast për një arsye për një tjetër edhe manipulohen edhe bëhen.

Por Bashkia lejen e jep në këtë bazë. Edhe ajo historia për Përmbarimin që u bë skandal i madh. Kompania i kishte dhënë kontratën ndaj fitoi, ‘urdhëro këtu je pa leje”, tha Rama.