Kejvina Kthjella di gjithnjë të na e rrëmbejë vëmendjen së bashku me Ermal Mamaqin.
Së fundmi, ajo i habiti të gjithë kur para dy ditëve u shfaq në Instagram-in e Ermal Mamaqit për të lajmëruar rikthimin e saj në spektaklin nga i cili dha dorëheqjen në mars.
Kujtojmë se është përfolur se ka gjasa që ajo të jetë pjesë e spektaklit “Dance With Me” çka do të thotë se do të qëndrojë gjatë në Tiranë.
Sot, “Xing.al” publikoi arsyen e vërtetë pse Kejvina Kthjella u kthye tek spektakli i drejtuar nga Mamaqi.
Arsyeja është se do të jetë e ftuar në një puntatë speciale me rastin e mbylljes së sezonit, e cila do të realizohet jashtë dhe do të jetë plot lojëra dhe sfida argëtuese.
Pjesë e puntatës do të jenë edhe 6 vajza të tjera, të cilat do të ndahen në grupe për t’u përballur me njëra- tjetrën.
Epo duket se mendimi se Kejvina u kthye për të qenë sërish velinë e emisionit nuk qenka aspak real.