MENU
klinika

Bashkëpunim me regjisor turk?

Zbulohet projekti i Elvana Gjatës në Stamboll!

24.06.2019 - 12:12

Elvana Gjata është gjithmonë në qendër të vëmendjes e sidomos pas suksesit të filmit “2 gisht mjaltë”.

Këngëtaja u prit shumë mirë nga publiku edhe me publikimin e këngëve të saj më të fundit, por këtë herë ajo vjen me dy klipe të reja dhe njëri prej tyre do të jetë bashkëpunim.

Elvana po punon aktualisht për realizimin e klipit të parë ku do të jetë solo dhe për këtë, ka udhëtuar deri në Turqi!

Burimet zbulojnë se Elvana ka qenë këto ditë në Stamboll për xhirimet e klipit.
Kujtojmë se regjisori i filmit “2 gisht mjaltë” është turk, Emir Khalilzadeh..

Ndoshta Elvana- në nivel spekulimi kjo- mund të ketë vendosur të ketë një bashkëpunim të dytë me regjisorin.

Kënga e dytë që do të publikohet nga Elvana këtë verë do jetë një bashkëpunim me një artist të njohur, por nuk jepen më tepër detaje.

Dhe duke e njohur Elvanën duket se do të jenë dy hite verore.