MENU
klinika

Çfarë ka mbërritur në Shqipëri?

Zgjedhjet e 30-qershorit, qeveria nuk tërhiqet

19.06.2019 - 10:24

Edhe pse presidenti anuloi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, duket se qeveria nuk do të tërhiqet.

Në Shqipëri kanë mbërritur 3 606 815 fletë votimi për zgjedhjet e 30 qershorit.

Mësohet se fletët e votimit u prodhuan në Slloveni me një kosto prej 600 milionë lekë.

Në një nga mbledhjet e KQZ një nga arsyet që u parashtrua për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, ishte edhe kostoja financiare e harxhuar deri më tani për përgatitjen e tyre.