MENU
klinika

Postimi

Zgjedhjet/ Xhafaj: Ditë leksioni, i keqardhur për ata që…

30.06.2019 - 13:52

Ditën e sotme, ish-ministri Fatmir Xhafaj ka shprehur vullnetin e tij duke votuar.

Përmes një postimi në Facebook, Xhafaj shprehet se ka votuar bashkë me familjen e tij dhe shpreh keqardhjen e tij për ata që bojkotuan.

Komenti i plotë:

Sapo votova me familjen time!

I bindur se kjo është rruga e duhur – zbatimi i ligjit! Sot një ditë e rëndësishme për Standardet demokratike, për Shtetin e së drejtës, për kushtetueshmërinë!

I keqardhur për ata që bojkotuan, që iu humbën përkrahësve të tyre shansin për të ushtruar lirisht të drejtat kushtetuese të votimit dhe përfaqësimit në qeverisjen vendore!Një dëm i madh vendit dhe imazhit të tij!Momenti i duhur për reflektim dhe ndryshim rruge e lidershpi!

#30Qershori një ditë leksioni për demokracinë dhe ligjshmërinë zgjedhore! Një ditë reflektimi për të gjithë! Faleminderit partnerëve ndërkombëtar për mbështetjen dhe inkurajimin për të ecur në këtë rrugë!

JO destabilizimit,

PO Kushtetueshmërisë!

JO dhunës, PO Demokracisë!

#unevotoj ?