Pesë vitet e fundit nuk kanë qenë të mira nisur nga perspektivat e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Luftërat e pushtetit po lënë mënjanë rendin e bazuar në rregullat ndërkombëtare dhe aspektet e globalizimit po përdoren për të përçarë vendet, më shumë sesa për të bashkuar.
Këto sfida kryesisht pasqyrojnë një ndryshim në bilancin global të pushtetit, i cili ka ndryshuar rrënjësisht opinionin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.
Siç shpjegon Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në një raport të ri, zhvillimet globale i kanë lënë vendet e BE-së gjithnjë e më të prekshme ndaj presioneve të jashtme që i pengojnë ata të ushtrojnë sovranitet.
Me emërimin e Josep Borrell si Përfaqësues i Lartë i Bashkimit për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë, BE ka një mundësi për të rifilluar politikën e saj të jashtme.
Detyra e Borrell do të jetë bashkimi i institucioneve të BE-së dhe ministrive të jashtme kombëtare pas një politike të përbashkët të jashtme të nivelit të BE.
Përtej kësaj, Borrell do të përballet me tri sfida.
E para është sigurimi i sovranitetit strategjik të Evropës. Nga dita e parë, Borrell do të duhet të fillojë të zhvillojë strategji për menaxhimin e çështjeve diplomatike dhe të sigurisë së bllokut, nga kërcënimet e paraqitura nga Rusia dhe Kina.
Sfida e dytë kryesore e Borrell do të jetë rioperacionalizimi i mbrojtjes evropiane. Ndërsa BE ka bërë përparim në nisjen e projekteve industriale të mbrojtjes, kapaciteti i saj operativ është zvogëluar. Për të siguruar rreshtin e saj përballë Rusisë, të gjitha shtetet anëtare do të duhet të rrisin praninë e tyre; thjesht krijimi i një “Kampi Charlemagne” të vogël në Poloni do të shërbejë si një gjest simbolik i fuqishëm.
Në fakt, kjo mund të jetë një kohë e mirë për përfaqësuesin e lartë të BE-së për një “këshill evropian të sigurisë”, i cili fillimisht u propozua nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron vjeshtën e kaluar.
Sfida e tretë e Borrell do të jetë rivendosja e besimit në mes të ministrive të jashtme të vendeve anëtare dhe Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm. Ai nuk mund të merret më me të gjitha çështjet e politikës së jashtme të BE-së; ai do të ketë nevojë për një ekip të fortë dhe mbështetje të gjerë brenda BE.
Duke miratuar axhendën e gjerë të përshkruar më lart, Borrell mund të ndihmojë BE të përballet me sfidat e viteve të ardhshme si një bllok i bashkuar.
Qëllimi i tij kryesor duhet të jetë të sigurojë sovranitetin strategjik të Evropës. BE është ende tregu më i madh në botë, përfshin disa nga buxhetet më të mëdha të ndihmës kombëtare, llogaritet për nivelin e dytë më të lartë të shpenzimeve të mbrojtjes.
Nëse mund t’i vendosë këto pasuri në shërbim të një agjende më të madhe strategjike, mund të bëhet një lojtar në shekullin e njëzet e një, sesa lodra e fuqive të tjera të mëdha.
Mark Leonard është drejtor i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.