MENU
klinika

Shkodra apo Korça?

Agolli: Dashuria e tejkalon njeriun, vendin, zakonet

07.07.2019 - 13:05

   Dy qytetet që përfaqësojnë kulturën dhe zhvillimin më të vrullshëm të letërsisë apo artit në përgjithësi, njëri në veri e tjetri në jug: Shkodra e Rozafës e Korça e Mësonjëtores, vendet që shpesh, kanë qenë kryefjala e kulturës dhe historisë.

 

 

 

 

Jo pak lidhje kanë ekzistuar mes dy qyteteve, që kanë nxjerrë përherë emra të mëdhenj. Kur shkrimtari i madh Dritëro Agolli, do të bëhej dhëndër në Shkodër, sigurisht kjo nuk të kalontë pa u përshkruar nga poeti i tokës dhe i gruas, poeti dhe shkrimtari që i dha veten pa u kursyer, vendit të tij.

Ai do të shprehej në një prej intervistave të dikurshme, se dashuria e bën njeriun të tejkalojë veten apo krahinën nga vjen, për t’u bërë njësh me botën.

 

 

 

“Shkodra dhe Korça, dy qytetet që gjithmonë kanë pasur lidhje shpirtërore mes tyre, që jepnin e merrnin nuse, apo që bënin dashuri, si qytetarë në lëvizje të përhershme, që për pasojë transmetonin të tilla lidhje mes njëri-tjetrit. Dhe pastaj lidheshin edhe me anë të tjera: Në Korçë botoheshin shumë revista, them para viteve ’40, por edhe në Shkodër, gjithashtu. Grupet e shkrimtarëve në këto dy qytete të mëdha të kulturës ndaheshin sipas anëve të progresit. Në Shkodër kishte shkrimtarë të shquar që mendonin për një botë të re, po edhe në Korçë kishte një revistë me emrin “Bota e re”. Gjithë këto kanë ndikuar edhe në krushqitë, që të merrnin rrugë të pandalshme, apo në dashuritë, sepse ishim njerëz që udhëtonim, pra gjallonim e jo njerëz të mbyllur”- ka thënë shkrimtari.

 

 

 

 

Mes të tjerash, Agolli ka treguar edhe për lidhjen me bashkëshorten:

“Dashuria, natyrisht, nuk njeh kufizime; që të thuash në Shkodër, apo vetëm në Korçë do të bëheshin të tilla lidhje, sepse dashuria do të lindë edhe në një vend tjetër. Takon njeriun, njihesh! Kështu më ngjau mua, me Sadijen. Më pëlqeu Sadija dhe unë i thashë: do të marr për grua.
Kështu ne krijuam familje. Nga ana tjetër, këto lidhje ndihmonin të shtoheshin lidhjet mes ne shqiptarëve. Lidhje jug-veri, lidhje mes veriut me Shqipërinë e Mesme etj.

 

 

 

 

Shqipëria është një komb, një kulturë, ka të njëjtat zakone kudo, ka të njëjtën botë shpirtërore, një konstitucion shpirtëror. Këto e ndihmojnë shqiptarin që të mos jetë, thjesht, provincial, por të shkojë më larg, të bashkohet me të tjerët”./Konica.al/Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


2-vjetori i largimit nga jeta

3 poezi të pabotuara të Dritëro Agollit

87 – vjetori i Dritëro Agollit

“Këtu s’do t’jem, do jem larguar”!

Agolli, poeti i tokës, njeriut dhe... vdekjes.

“Ç’t’i bësh! S’më rrihet pa shkrepur një varg”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit