Jeta luksoze, veshjet e markave të shtrenjta, udhëtimet e shumta e pushimet përrallore të Fatmir Hysenbelliut kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale, ku biznesmeni tregon pothuajse gjithçka nga jeta e tij.
Së fundmi, ai është shpërngulur të jetojë në shtëpinë e tij të re, e cila ndodhet në katin e fundit të një pallati në qytetin e Tiranës. Prej shtëpisë së tij mund të shihet qartë i gjithë qyteti, mirëpo ky nuk është i vetmi detaj i këndshëm i shtëpisë.
Shtëpia e tij përfshin një palestër, një kinema private dhe një pishinë. Gjithashtu, ai ka një dhomë të veçantë për garderobën e tij, si dhe një fushë kalçetoje. Mendohet se apartamenti luksoz ka kapur shifrën e 20 milionë dollarëve.
Mirëpo, me siguri s’ju kishte shkuar në mendje se në këtë luks të madh mungon diçka shumë thelbësore. Një bibliotekë!
Disa prej ndjekësve e kritikojnë për mungesën e bibliotekës.
“Një shtëpi pa një bibliotekë nuk e kuptoj dot”, shkruan një ndjekës.
“Gjithë kjo shtëpi. Po bibliotekë kishte? Apo nuk e njohin librin këta.”- është një tjetër koment në postim.
Epo, mbetet të shohim nëse Fatmiri do të shtojë një bibliotekë në të ardhmen në shtëpinë e tij super luksoze, meqë fansat na u mërzitën.