MENU
klinika

“Shqipëri e vogël”

Anastas Kostandini zhvendos atdheun në Gjermani

07.07.2019 - 16:23

       Anastas Kostandini është piktori që u prezantua me piktura për Shqipërinë, në Gjermani. Me një aktivitet të vlerësuar me krijimtarinë e tij ndër vite, këtë herë veprat në pikturë janë prezantuar në rajonin e Nurembergut në Gjermani. Në ekspozitë paraqiten rreth 20 pastele dhe një cikël gravurash në dru, por po këtu përfshihet cikli “Historia e Skënderbeut”, që autori e realizoi për 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar.

 

 

 

 

Frankonia konsiderohet si zonë me tradita të mëdha ku ka jetuar Albert Dureri, i cili ka qenë djepi i gravurave të para mbi historinë e Skënderbeut. Tabloja ku është prodhuar mozaiku “Shqipëria” zbukuron dhe karakterizon dhomën “Shqipëria”, e dekoruar nga Taso në Lindnhof, por ajo përmban edhe të tjera punime. Gjatë muajit tetor, kjo ekspozitë do të shëtisë në Berlin dhe nëpër qytete të tjera në Gjermani. Deri më atëherë, Anastas Kostandini do t’i shtojë koleksionit dhe një cikël tablosh me ngjyra vaji, me kompozicione nga realiteti i sotëm shqiptar.

 

 

 

 

Ekspozita që u hap në hotelin “Lindnhof” në rajonin e Nuremberugt është mundësuar prej fondacionit “Nehemia”. Për ekspozitën e artistit të njohur Anastas Kostandini (Taso) kanë shkruar dhe gazetat gjermane. Në materialet e botuara tregohet për punën e autorit shqiptar, i cili prej vitesh me krijimtarinë e tij me pikturën ka marrë shumë vlerësime.

 

 

 

Piktori Kostandini, shprehet se punët për Shqipërinë janë mirëpritur në Gjermani, kur janë prezantuar. “Është një zonë mjaft interesante, ku kam ekspozuar rreth njëzet pastele, grafika me qytete shqiptare dhe një cikël nga historia e Skënderbeut. Pjesa tjetër, interesante për mua, ishte dhe realizimi i dhomës ‘Shqipëria’. Unë u thirra për t’i dizajnuar këto dhoma dhe punova gjatë për dhomën e personalizuar ‘Shqipëria’. Përmban një pikturë të madhe, që është riprodhim i mozaikut ‘Shqipëria’ dhe e kam bërë në dimensionin 3 me 1 metër, por aty ka edhe tablo të Lasgush Poradecit. Abazhur me kostume kombëtare, e gjitha një Shqipëri e vërtetë”, – shprehet piktori, mes të tjerash, për prezantimin me veprat e tij në Gjermani.

 

 

 

Anastas Kostandini (Taso) ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë më 1978. Tema e preferuar e veprave të tij, janë peizazhet sociale e poetike nga jeta e përditshme, natyra psikologjike e qytetit të lindjes Pogradecit, të cilin ai e njeh në thellësi, si dhe kompozimi nga traditat e vendlindjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Botim në italisht dhe bullgarisht

“Epika e yjeve të mëngjesit”


Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024