MENU
klinika

Shkaku i vdekjes!

Arti në zi! Shuhet ikona e muzikës botërore…

23.07.2019 - 11:43

Ai ka qenë pjesë e disa grupeve të njohura në ShBA si ‘The Meters’ dhe ‘The Neville Brothers’ ku me të dy grupet ka pasur shumë sukses.

Ikona e muzikës ka fituar edhe çmimin Grammy Awards dhe ka marrë një çmim nga organizata ‘Lifetime Achievement Award’ në karrierën e tij artistike mbi 50 vjet.

E kemi fjalën për Art Neville (Arthur Lenon Neville) i cili ka ndërruar jetë pasditen e së hënës.

Lajmin e hidhur e ka bërë publike për mediat dhe fansat e tij, menaxheri nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Ai është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij pasditen e së hënës, ndërkohë që ende nuk është zbuluar shkaku.

Art Neville ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare dhe gjithmonë do të mbahet mend nëpërmjet artit që ka lënë pas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN