Christian Eriksen është gjithnjë e më shumë pranë transferimit në Spanjë dhe veçanërisht në Madrid.
Gjithsesi, mesfushori danez nuk kërkohet vetëm nga Real Madrid, por edhe nga fqinjët e Atletico Madrid. Pra, pritet një derbi madrilen në merkato për 27-vjeçarin.
Sipas të përditshmes britanike “The Standart”, skuadra “colchoneros” ka hedhur vështrimin nga mesfushori i Tottenham, duke e kthyer në një objektiv konkret dhe parësor në merkato e verës.
Eriksen ka shprehur disa herë dëshirën për t’u larguar nga Spurs këtë verë dhe nisur një aventurë të re.
Ai ka ende edhe një vit kontratë me Tottenham (luan me këtë ekip që prej vitit 2013), por nuk ka dëshirë ta rinovojë atë.
Për këtë arsye, Spurs po synon të gjejë blerësin më të mirë, për të evituar largimin e mesfushorit pas një viti me koston zero.