Bayern Munich është në kërkim të dy lojtarëve anësor për në sulm, duke qenë se largimi i Arjen Robben dhe Frank Ribery ka lënë boshllëk në të dyja krahët e sulmit.
Leroy Sane dhe Ousmane Dembele janë prioritet për klubin gjerman, mirëpo të dy këto operacioni janë tepër të vështira dhe duhet të përgatiten për zgjidhje të shpejta në rast se dështojnë të sjellin njërin nga këto objektiva.
Gazeta gjermane “Bild” ka bërë me dije se Steven Bergwijn është plani B i drejtuesve të klubit bavarez.
Vetë sulmuesi i PSV Eindhoven dhe agjenti i tij kanë konsideratë të lartë për Bayern dhe janë gati të bëjnë një lëvizje të tillë.
Në anën tjetër Bayern po pret përfundimin e kësaj jave, për të kuptuar qëndrimin e objektivave të tyre parësor, por duhet të nxitojnë edhe për 21-vjeçarin, për të cilin interesohen klube të mëdha si Ajax, Tottenham, Inter dhe Manchester United.