Bieta Sulo dhe Alban Dudushi janë një çift shumë i bukur dhe mjaft i pëlqyer nga publiku.
Bieta nuk e ka kufizuar ndonjëherë veten për të shprehur dashurinë që ndjen për bashkëshoortin e saj. Së fundmi, ajo ka postuar një foto të Alban Dudushit buzë detit me një mbishkrim ku i shpreh dashurinë.
Alban Dudushi dhe Bieta Sulo bashkë me djalin e tyre Kroi Art po kalojnë disa ditë të bukura pushimesh në bregdet.
Por, si e apasionuar pas fotove dhe momenteve të bukur, Bieta ka shkrepur pozën më të bukur të Albanit.
Alban Dudushi duket që po bën një xhiro relaksuese në breg të detit, nën perëndimin e diellit. Bieta nuk e ka humbur këtë moment të bukur për t’i rrëmbyer një pozë.