Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti këtë herë, si kurrë më parë, sapo na i mbushi sytë me lot.
Bleonën jemi mësuar ta shohim gjithnjë në formën më të mirë të mirë të saj, me një karakter për t’u admiruar e një sjellje shumë të guximshme, por këtë herë ajo është duke kaluar një situatë të vështirë familjare.
Nëpërmjet disa postimeve në Instastory ajo ka treguar se një person shumë i dashur për të ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për gjyshen e këngëtares, e cila jetonte në Shqipëri.
“Gjyshja më e mirë në botë. Do jesh gjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe”,- shkruan Bleona mbi foton ku shfaqet pranë gjyshes së saj.
Në intervista të ndryshme këngëtarja ka treguar se me gjyshen ruante një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe çdo herë që vinte në Shqipëri ajo ishte ndër njerëzit e parë që takonte.