Busti i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, është vendosur në Karakurt të Ukrahinës, fshati i banuar nga shqiptarët prej më se 200 vitesh.
Iniciativa e ndërmarrë nga një grup shqiptarësh me mbështetjen e Postës Shqiptare, ka realizuar këtë kërkesë të kahershme të mbi 2,500 shqiptarëve që jetojnë në këtë vend.
Figura e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u përkujtua me dashuri e nostalgji nga komuniteti shqiptar në Karakurt të Ukrahinës. Gjatë këtij manifestimi përkujtimor, komuniteti shqiptar në Ukrahinë, e vendosi bustin e heroit kombëtar të kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Karakurt, një fshat i Ukrahinës banuar nga shqiptarët prej më se 200 vitesh.
Busti u vendos në qendër të fshatit, ku shqiptarët e Karakurtit do të kenë tashmë, mundësinë të identifikohen me heroin e tyre kombëtar dhe pse janë shumë larg vendit amë.
Iniciativa e ndërmarrë nga një grup shqiptarësh, me mbështetjen e Postës Shqiptare ka realizuar këtë kërkesë të kahershme të mbi 2,500 shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, kryesisht nga rrethinat e Korçës, pjesa më e madhe e tyre vijojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe.
Kryetarja e Bashkisë, Elena Zheceva, në emër të gjithë banorëve vlerësoi vendosjen e bustit të Gjergj Kastriotit në qendër të fshatit, duke theksuar rëndësinë që kjo vepër ka në forcimin e unitetit mes tyre dhe shtetit amë. Ajo falënderoi grupin që ndërmori këtë nismë, si një mesazh i rëndësishëm në komunikimin me diasporën tonë në Ukrahinë.
Më tej, ata i shoqëruan dhe në shtëpinë e Kulturës, në muzeun dhe bibliotekën e fshatit.
Krahas saj, ministria e Diasporës së Shqipërisë ka parashikuar dërgimin e librave shkollorë dhe një mësues të gjuhës shqipe për fëmijët e shkollës së fshatit, si dhe një grup valltarësh që do përformojnë një koncert me këngë e valle shqiptare, për disa ditë.