MENU
klinika

Fansat jua thanë

Camila e Shawn Mendes në një marrëdhënie fallco?!

31.07.2019 - 11:28

Camila Cabello dhe Shawn Mendes deri më tani nuk kanë konfirmuar ende asgjë, por është fakt se ata tashmë janë çifti më i ri i showbiz-it dhe gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në qendër të mediave rozë.

Herë pas herë dalin në dritë fakte të reja nga marrëdhënia e tyre dhe së fundmi po bëjnë xhiron e rrjetit disa foto ku ata shfaqen në momente intime në plazh.

Këto foto kanë tërhequr vëmendjen e fansave të cilët mendojnë se lidhja e tyre nuk është fare reale. 

Disave u është dukur si diçka shumë e bukur, pasi Shawn dhe Camila duken vërtetë të dashuruar, por pjesa tjetër e fansave mendon se lidhja e tyre është fallco dhe vetëm për të tërhequr vëmendjen e mediave.

Ata tregojnë se çifti shpreh dashurinë vetëm kur e kuptojnë se dikush po i fotografon dhe përtej fotove nuk ka asgjë më shumë.

Sipas tyre kjo është e gjitha një histori marketingu, e cila po bëhet vetëm për të tërhequr vëmendje dhe të shtojnë numrin e klikimeve.

Megjithatë nuk mbetet gjë tjetër për t’u thënë, veçse të presim për një deklaratë zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN