MENU
klinika

Detajet

Ç’do ndodhë në fund të korrikut? Porositë e Ramës në mbledhjen e kryesisë

03.07.2019 - 11:07

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, e nisur mëngjesin e sotëm.

Fokus i kësaj mbledhjeje mësohet të kenë qenë zgjedhjet e 30-qershorit dhe ecuria e konstituimit të këshillave bashkiake dhe kryetarëve të rinj.

Gjatë diskutimeve Rama ka paralajmëruar se në fund të korrikut do të mblidhet asambleja e PS.

Gjithashtu një tjetër porosi e Ramës ka qenë edhe zhvillimi i mbledhjeve me asambletë e Partisë Socialiste në çdo bashki të vendit.

Kujtojmë se më 30 Qershor u zhvilluan zgjedhjet vendore, ku opozita nuk pranoi të merrte pjesë.

Në 30 bashki të vendit nuk kishte garë sepse kishin vetëm nga një kandidat për kryebashkiak.

Tashmë 61 bashkitë do të drejtohen nga kryebashkiakët e rinj të Partisë Socialiste.