MENU
klinika

Lista e zezë

Politikanët që s’mund të shkelin kurrë në Kosovë

11.07.2019 - 09:58

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Petrit Selimi ka bërë me dije se Aleksandar Vulin dhe disa zyrtarë të tjerë serbë e kanë të ndaluar të hyjnë në Kosovë.

Ish-ministri Selimi ka publikuar një dokument pas moslejimit të hyrjes në Kosovë të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Selimi ka shkruar se ka qenë ai i cili e ka nënshkruar ndalesën për zyrtarët serbë të Ministrive të Mbrojtjes respektivisht të Brendshëm sa ishte ministër i Punëve të Jashtme.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, që njihet për gjuhën fyese dhe raciste kur iu drejtohet shqiptarëve është duke u ankuar që ai nuk po lejohet të hyjë në Kosovë. Të gjithë ministrat serbë të Mbrojtjes dhe të Brendshëm e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë. E di këtë, sepse unë e kam nënshkruar ndalesën”, ka shkruar Selimi.

Gjithashtu Selimi ka publikuar edhe një dokument nga koha kur ishte ministër.

Ky dokument ishte një vendim i 2016, që iu ndalon hyrjen në Republikën e Kosovës, bartësve të funksioneve të ministrave-ministreve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë përderisa nuk pranojnë ftesë zyrtare dhe individuale nga homologët e tyre në Republikën e Kosovës, raportojnë mediat kosovare.