“Asnjë leje për zyrtarët nga Beogradi për të vizituar Kosovën”, ky është vendimi i fundit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, shkruan në një postim në Facebook se vendimi pason “kërcënimet hibride që Serbia bën ndaj Kosovës, propagandën e vazhdueshme dhe lajmet e rreme ndaj vendit dhe qytetarëve dhe përpjekjet e fundit për të inskenuar një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës”.
Postimi:
“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka njoftuar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.