MENU
klinika

Detaje

Ç’po përgatit opozita? Basha mbledh sërish kryebashkiakët e djathtë

03.07.2019 - 12:55

Kryedemokrati Basha vijon takimet intensive në selinë blu.

Gjatë ditës së sotme, ai do të mbledhë sërish kryebashkiakët e djathtë dhe krerët e PD në të gjithë vendin.

Mësohet se takimi i Bashës me krerët e bashkive që drejtohen nga demokratët do të zhvillohet në orën 16:00, ndërsa me krerët e degëve në orën 18:00.

Kujtojmë, që vetëm një ditë më parë, Basha zhvilloi një tjetër takim me krerët e bashkive të djathta.

Ndërkohë, këto takime të njëpasnjëshme vijnë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, në të cilat PD nuk mori pjesë.