MENU
klinika

Portugezi 'bën ligjin' edhe në merkato

Cristiano Ronaldo ‘heq qafe’ Bonnucin!

02.07.2019 - 22:10

Dy vite më parë, transferimi i tij nga Juventusi te Milani ishte befasia e merkatos.

Megjithatë, 1 sezon më pas Juventusi tentoi të merrte Godin por pa sukses, ndaj drejtuesit e klubit bardhezi vendosën të kthenin në shtëpi mbrojtësin italian.

Kanë kaluar dy vera që kur Milani e transferoi në “San Siro”, por sërish e njëjta situatë paraqitet për mbrojtësin italian, sidomos duke parë se Matthijs De Ligt pritet të jetë blerja e re bardhezi.

Manchester City mund të jetë destinacioni i Bonuccit, me Pep Guardiolan që ende e dëshiron, por duhen rreth 35 mln euro për t’ia marrë “Zonjës”.

Një tjetër problem mbetet rroga e tij, pasi fiton 7 mln euro në sezon dhe me moshën që ka janë ende shumë për dikë që nuk bën diferencën.

Për të tretën herë radhazi, mbrojtësi rrezikon të ndryshojë sërish ekip brenda pak vitesh dhe për të dytën herë nga Juventusi dhe këtë herë fajin mund ta ketë Cristiano Ronaldo dhe ajo ftesë për De Ligt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detajet dhe klauzola e çuditshme

Ja kur do të zyrtarizohet de Ligt tek Juventus!