MENU
klinika

Detaje nga takimi

Dialogu Kosovë-Serbi, Hahn takim ‘kokë më kokë’ me Vuçiç

26.07.2019 - 09:28

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd.

Vuçiç bëri me dije se në këtë takim është diskutuar për dialogun Prishtinë-Beograd.

Gjithashtu mësohet se fokus i diskutimit në këtë takim ka qenë edhe dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Presidenti serb Vuçiç ka falenderuar komisionerin Hahn për angazhimin e tij për zhbllokimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, teksa theksoi se Serbia mbetet e angazhuar në politikat e paqes dhe bashkëpunimit në mënyrë që të ruajë stabilitetin në rajon.

Komisioneri Hahn nga ana tjetër shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në arritjen e kushteve për vazhdimin e dialogut.

Hahn gjatë vizitës dyditore në Beograd, ka bërë me dije se do të takohet edhe me kryeministren serbe, Ana Brnabiç.