MENU
klinika

Project Syndicate

Ditët e dominimit mashkullor në politikë janë të numëruara

25.07.2019 - 12:44

Deklarata e fundit e Presidentit amerikan Donald Trump se katër kongresiste demokrate me ngjyrë, Ayanna Pressley, Aleksandra Ocasio-Cortez, Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, duhet të “kthehen” në vendet e tyre ishte një tjetër përkujtim i racizmit dhe seksizmit të tij.

Por ajo gjithashtu theksoi rritjen e profileve të grave në politikë, një prirje që do të vazhdojë, pavarësisht se sa tmerrohen burrat e pasigurtë si Trump.

Lenini dikur thoshte “Kudo ku ruhet fuqia e kapitalit, burrat ruajnë privilegjet e tyre”.

Por, ndërsa mbi 80% e grave në Bashkimin Sovjetik të moshës 15-54 vjeç kishin punë (që nga viti 1983), shumë pak kishin karrierë. Gjatë periudhës staliniste, grave iu kërkua të ktheheshin në “frontin familjar”. Gjyshja ime u detyrua të hiqte dorë nga pozita e saj si edukatore, pasi gjyshi im, Nikita Hrushovi, u emërua kreu i Partisë Komuniste të Ukrainës në vitin 1937. Ajo u desh të shërbejë si një shembull për gratë e tjera.

Sot, jo vetëm ka shumë pak gra në qeverinë e Presidentit rus Vladimir Putin por rolet e tyre janë kryesisht ceremoniale.

Belgjika, Franca dhe Italia u dhanë grave të drejta të plota të votimit vetëm në vitet 1940, por ato kanë rezultuar shumë më të favorshme për rritjen profesionale të grave. Dyzet vjet më parë, kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, theu akullin. Dhe, në 15 vitet e fundit, shkalla është rritur më  shumë se kurrë.

Angela Merkel është bërë kancelarja e tretë më e gjatë e Gjermanisë që kur u bë gruaja e parë që e mbajti këtë post në vitin 2005. Një grua tjetër, Annegret Kramp-Karrenbauer, aktualisht ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, ka gjasa të ketë sukses në 2021.

Dalia Grybauskaitė, u bë presidentja e parë femër në 2009 në Lituani (ajo u largua këtë muaj). Konservatorja Erna Solberg, e cila u bë kryeministre e Norvegjisë në vitin 2013, ka arritur të krijojë një balancë midis liberalizmit dhe shtetit të mirëqenies. Yuliya Timoshenko u bë dy herë kryeministre e Ukrainës në një mjedis politik të mbizotëruar nga shovinizmi mashkullor.

Konservatorja liberale Kersti Kaljulaid u bë presidentja më e re në vitin 2016 në Estoni.

Një tjetër parti e ekstremit të djathtë, në Francë gjithashtu ka një lider grua, Marine Le Pen.

Po ashtu, ish-kryeministrja britanike Theresa May u ngarkua me detyrën për pastrimin e rrëmujës së bërë nga paraardhësi i saj, David Cameron.

Përfaqësimi i femrës është gjithashtu në rritje në nivel evropian.

Ish-ministrja franceze e financave Christine Lagarde, e cila u bë drejtoresha e parë femër e Fondit Monetar Ndërkombëtar në 2011, tani do të konfirmohet si presidentja e parë femër e Bankës Qendrore Evropiane. Dhe Ursula von der Leyen, do të marrë përsipër postin e presidents së parë femër të Komisionit Evropian.

European Commission President Jean-Claude Juncker’s Chief of Cabinet Martin Selmayr arrives for an Eurogroup meeting at the European Council, in Brussels, on May 11, 2015. AFP PHOTO / JOHN THYS (Photo credit should read JOHN THYS/AFP/Getty Images)

Sa për Shtetet e Bashkuara, megjithëse ish Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton humbi në 2016, ajo vendosi një precedent të rëndësishëm dhe fitoi më shumë vota.

Zgjedhjet afatmesme të vitit 2018 sollën një numër rekord të grave në Kongresin e SHBA, duke përfshirë ato katër kongresmene dhe dy nga pesë kandidatët në zgjedhjet e vitit 2020 janë gra.

Në botën e sotme, meshkujt vazhdojnë të kenë fuqi joproporcionale, të cilat shpesh përdorin në mënyra që i pengojnë gratë të fitojnë më shumë.

Por, duke gjykuar nga numri i shpejtë i rritjes së grave në skenën politike, dhe duke pasur parasysh se ato përfshijnë fashistët, liberalët,  dhe socialistët, ditët e supremacisë mashkullore janë të numëruara.

Nina L. Hrushova është Profesoreshë Çështjeve Ndërkombëtare në Shkollën e Re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Politikanet më të fuqishme

Femrat që ‘sundojnë’ Evropën

Koha për ta ndryshuar

Evropës i mungojnë lideret femra

Cilat ishin ato shqiptare

Gratë që drejtuan botën