MENU
klinika

Konsiderohej kryesor nga trajneri i ri

E bujshme/ Milani shet papritur yllin e sulmit!

21.07.2019 - 18:00

Sulmuesi i Milanit, Andre Silva ka lënë grumbullimin me skuadrën kuqezi dhe po përgatitet të marrë fluturimin e radhës për në Europë.

Gjithçka lidhet me të ardhmen e tij, “Spormediaset” ka zbuluar se Milani ka gjetur akord me Monacon për të shitur kartonin e sulmuesit portugez për 30 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Ndërsa detajet e kontratës së 23-vjeçarit nuk janë zbuluar ende.

Me të mbyllur këtë transferim, Maldini do të depozitojë një ofertë zyrtare tek Atletico Madrid për të marrë shërbimet e Angel Correa, për të cilin klubi madrilen kërkon 50 milionë euro, ndërsa “Djalli” kërkon ta marrë për 40 milionë.

Janë edhe 10 milionë euro të tjera që duhen për spanjollin dhe në listën e të larguarve mund të bëjë pjesë edhe Franck Kessie, për të cilin ka oferta nga Premie League.

Ndërkohë Patrick Cutrone po bën rezistencë dhe nuk është shumë entuziast për ofertën e ardhur nga Wolves.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kroati bën kuqezinjtë të ëndërrojnë!

Boban tenton të sjellë “Topin e artë” tek Milani!