MENU
klinika

"Marrëdhënia vazhdon po njësoj"

E konfirmoi?! Albi Nako përgjigjet për lidhjen me Albën

06.07.2019 - 13:33

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë përfolur kaq humë se janë  të lidhur bashkë.

Së fundmi, Albi në një intervistë sigurisht nuk e ka pohuar lidhjen me balerinën në asnjë moment, por nga ana tjetër as nuk e ka mohuar duke thënë një përgjigje mjaft evazive:

“Di të them se jemi miq të mirë, bashkëpunëtorë të mirë dhe marrëdhënia vazhdon po njësoj. Pjesa tjetër, nuk do doja të merrte vëmendjen nga akademia, për të cilën jemi këtu.”

Muajin e kaluar, mediat vunë re se ata nuk e ndjekin më njëri- tjetrin në Instagram. Kjo, u kuptua si shenjë e shkëputjes së marrëdhënies mes balerinës dhe koreografit. Por në fakt, Albi u shpreh se ky ishte një vendim i marrë bashkërisht si një mënyrë për të evituar problemet.

“Ai ishte një pakt që e bëmë bashkë me Albën, të mos e ndiqnim më njëri- tjetrin sepse po i merrnim fansat nga njëri- tjetri.”

Albi foli edhe për një tjetër çështje shumë të diskutuar, atë se është ndarë nga Alba për shkak se prindërit e tij nuk e aprovojnë lidhjen me të.

“M’u duk pak qesharake. Për jetën time s’mund të vendosin prindërit. Unë mund të isha prind vetë, jam mjaftueshëm i rritur.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaji që po na vë në dyshime...

Nuk e dinim! Alba Hoxha shtatzënë?