MENU
klinika

"Jam e bekuar që..."

Eni na përlote! Genci mer dedikimin e ëmbël nga ajo

16.07.2019 - 15:16

Që prej bërjes zyrtare të lidhjes së tyre teksa u shfaqën si çift në një event publik, Eni dhe Genci janë parë gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në shkurt të këtij viti ata bënë publike fejesën e tyre, e cila kishte ndodhur që në nëntor të vitit të kaluar. Në Plavë, Genci iu ul Enit në gjunjë duke i nxjerrë një unazë, gjë që e përloti këngëtaren teksa i tha “Po”.

Ditën e sotme, reperi i njohur Genc Prelvukaj feston 38-vjetorin e tij të lindjes dhe sigurisht s’mund të mungonte urimi i Eni Koçit.

kolana e librave

“Jam e bekuar që të kam në jetën time. Gëzuar ditëlindjen dashuri! Qëndro i mrekullueshëm.”- janë fjalët e Enit për Gencin.

Kështu, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instastory një foto të Gencit, ku i shpreh këtë urim plot dashuri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN