MENU
klinika

Zyrtarisht tashmë...

Erion Isai kryetar bashkie! Aktori i humorit merr detyrën e re

30.07.2019 - 11:33

E dimë se nuk ju është dukur aspak e thjehstë për t’u pranuar se një aktor humori papritur vendos të bëhet kryetar bashkie. Ja që edhe ndodh.

Që prej ditës së djeshme aktori juaj i preferuar, Erion Isai mori zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Kolonjës.

Ditën e djeshme u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak të këtij qytet dhe Erion Isai bëri betimin e tij.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, aktori ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e ndihmuan në këtë rrugëtim dhe tregon me krenari origjinën e tij.

 

View this post on Instagram

 

Privilegji i detyrës, me thirrjen e krenarisë e të qenit Kol?njar! Faleminderit! ❤?

A post shared by Erion Isai (@erion_isai) on

“Privilegji i detyrës, me thirrjen e krenarisë e të qenit Kolonjar! Faleminderit!”, shkruan Isai.

Në zgjedhjet e 30 qershorit Erioni fitoi mandatin 4-vjeçar dhe për të qëndruar në krye të detyrës, është zhvendosur së bashku me familjen në Kolonjë.

Kujtojmë se për shkak të detyrës së re ai u largua edhe nga emisioni “BE coffee”.