Pas daljes nga burgu Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta kanë qenë pranë njëri-tjetrit në çdo moment.
Rezarta shpesh ndan në Instagram portrete të gëzuara familjare dhe duket se këngëtarja është më e plotësuar se kurrë.
Ermali përveçse është gjithmonë pas saj kujdeset që t’ja bëjë ditët më të bukura.
Së fundmi ai i ka bërë partneres së tij një surprizë, e cila e ka bërë Rezartën shumë të lumtur.
“As në ëndrrat më të bukura të adoleshencës nuk mendoja për princin e kaltër. Nuk e kisha imagjinuar se një ditë do të kisha dikë që do të kujdesej çdo ditë ta bënte speciale. Je dashuria, je miku, je babai më i mirë në botë. Je përtej çdo ëndrre. Të Dua”, shkruan Rezarta teksa në sfond dëgjo1het kënga “Duamë” e Albanit dhe Miriamit.
Ai i ka bërë një kornizë me zërin e tij duke i thënë këngëtares “Të Dua”.