MENU
klinika

Australia admiron sopranon

Ermonela Jaho, thjesht… suksesi i zakonshëm!

22.07.2019 - 12:01

     Ermonela Jaho ndez imagjinatën, teksa interpreton një ndër mbretëreshat më të famshme të historisë – shkruan specialistja e letërsisë angleze, Stephanie Russo.

Anne Boleyn, bashkëshortja e dytë dhe më famëkeqe e Henrit të VIII, është subjekti ideal për një opera.
Historia dramatike e Anne Boleyn, ka intriguar imagjinatën e publikut për pesë shekuj.

Ky produksion i vitit 2019 i Operas së Australisë, pasqyron apelin dhe sidomos magjepsjen që tregimi i Ana Bolenës (në versionin italisht) ka ushtruar mbi gratë.

 

 

 

 

Në skenografi paraqiten imazhet e horizontit modern të Londrës. Një lule në skenë është duke kujtuar ende lulet që mbetën në varrin e Ana Bolenës në përvjetorin e ekzeutimit të saj, më 19 maj, çdo vit.

Në një moment, Ana Bolena (e luajtur nga Ermonela Jaho) shfaqet si një nga grupet e grave që duket se po vizitojnë Londrën në të ardhmen. Në këtë prodhim të vetëdijshëm dhe reflektues, ajo duket se e njeh aftësinë e saj për të duruar.

 

 

 

Anna Bolena e Donizetti ishte suksesi i tij i parë ndërkombëtar dhe ai i shkroi bashkëshortes së tij pas premierës së tij në dhjetor 1830, se audienca dukej e çmendur. Publiku që merrte pjesë në produksion e 13 korrikut në Shtëpinë e Operës së Sidneit, dukej se pajtohej: duartrokitja ishte e gjatë dhe e shfrenuar, sidomos për performancën impresionuese Jahos, si Bolena, – shkruan Stephanie Russo.

Inkorporimi i imazheve dixhitale është veçanërisht efektiv në skenë përfundimtare, me një dritë të zbehtë të bardhë, duke e bërë edhe më të dukshme dhunën e papritur me goditjen me shpata ndaj Anës.

 

 

 

 

 

Ndërsa shënimet përfundimtare të operës po këndohen nga një Anë (Anna) pas vdekjes, vetë firmosja e Anne Boleyn – “Anne the queen”, shfaqet në shkronjën e kuqe në skenë.

Është një kujtesë që këta njerëz kanë jetuar dhe kanë vdekur. Përtej aftësisë së saj për të frymëzuar fluturimet e mëdha të imagjinatës operistike, Anne ishte një grua e vërtetë, e ekzekutuar në dëshminë më të zjarrtë, nga burri që u martua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!