MENU
klinika

Deklarata

“Fillimi i një procesi…”, Rama paralajmëron furtunë në Tatime

15.07.2019 - 12:31

Gjatë një takimi me drejtuesit e tatimeve, kreu i qeverisë Rama foli me tone të ashpra.

Ai paralajmëroi lëvizje të tjera pas shkarkimit të Enton Duros.

Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi edhe emërimin e drejtores së re, Delina Ibrahimaj.

Rama theksoi se ky është vetëm fillimi i një procesi për të ndryshuar hierarkinë duke u bazuar tek rezultati.

Kemi vendosur të ndryshojmë drejtuesin e përgjithshëm dhe zonja Ibrahimi që deri dje ka drejtuar INSTAT-in do drejtojë tatimet, por ky është vetëm fillimi i një procesi ndryshimesh në gjithë hierarkinë, bazuar vetëm në një faktorë, rezultati që ka qenë pika kyçe për drejtuesin e deri djeshëm, do të jetë pika kyçe për drejtuesen e re. Është koha për të dhënë qartësisht mesazhin se informaliteti nuk do të tolerohet më tutje”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe sa i përket mosfunksionimit të kasave në shumë biznese, ndërsa shtoi se janë rishfaqur fenomenet e dikurshme të aktiviteteve individuale apo në grup për qëllime korruptive.

“Si mundet të pranohet sot të kemi 15 mijë kasa jo raportuese në biznese që figurojnë aktive nga 112 mijë të tilla. Kujt i kërkohet përgjegjësia çdo ditë lidhur me këtë? kush i mbulon në territor këto pika të kuqe alarmi dhe si mundet që të gdhijë dita e re, java tjetër, muaji tjetër, dhe këto pika të kuqe alarmi të mbeten të kuqe? Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten? Ligji është i qartë për to. Është ngritur një sistem që konsiderohet funksional më Tatime së bashku me FMN që Fondi e ka marrë si model për tu përdorur në vendet e tjera, me module risku që duhet të jenë bazë e analizës dhe trajtimit të vizitave në terren të një aktivitete inteligjent dhe ka vetëm një motiv dhe anarki brenda administratës ku janë rishfaqur fenomenet e dikurshme të aktiviteteve individuale apo në grup për qëllime korruptive“, tha kryeministri.