MENU
klinika

Fjalimi në Skoci

Fjalimi i fundit i May, një paralajmërim për konservatorët

03.07.2019 - 14:23

Theresa Maj do të paralajmërojë pasuesit e saj potencialë se një Brexit pa asnjë marrëveshje kërcënon të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar, në fjalimin e saj përfundimtar në Skoci si kryeministre.

Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë mbështetje më të madhe për pavarësinë, veçanërisht nëse Johnson bëhet kryeministër dhe kërkon Brexit pa marrëveshje.

Nicola Sturgeon, një ministre e Skocisë, tha se vizita e May ishte “një veprim i dëshpëruar nga një kryeministre që ka treguar zero respekt për parlamentin skocez gjatë kohës së saj në detyrë”.

Ajo shtoi: “Është  detyrë e popullit skocez, jo e një kryeministreje konservatore që të shqyrtojmë dhe të vendosim se çfarë të ardhmeje duam për parlamentin dhe vendin tonë”.

Sturgeon ka thënë se ajo dëshiron një referendum të ri të pavarësisë më vonë vitin e ardhshëm dhe ka paraqitur legjislacionin për të mundësuar referendumet.

Sondazhet e fundit të opinionit kanë treguar gjithashtu se votuesit skocezë i besojnë qeverisë skoceze shumë më tepër se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, një prirje që është rritur me qeveritë e njëpasnjëshme të konservatorëve në pushtet në Londër.

Thuhet se konservatorët skocezë kanë paralajmëruar Johnson dhe Hunt se ata përballen me humbjen e shumë prej 13 vendeve që fituan në 2017.

Jeremy Corbyn, udhëheqësi i Laburistëve ka pranuar se nuk ka shpresë për të fituar 20 vende skoceze që ai ka nevojë për të siguruar shumicën që I duhet.