Reperi i njohur Stresi në hapat e parë të karrierës së tij ka punuar këngë në studion e njohur “Threedots” e cila menaxhohet nga Flori Mumajesi.
Që nga ajo kohë dy artistët ruajnë një shoqëri të fortë mes tyre dhe këtë e tregojnë herë pas here.
Këtë gjë e ka bërë së fundmi edhe Stresi nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram.
Reperi tregon se do i jetë mirënjohës për gjithë jetën, pasi mbështetja e tij e ka sjellë këtu sot.
“Ishe ti që më dhe buzëqeshje të përhershme. Çelësi i suksesit. Tani po eci vetëm, por pa harruar se kush më ndihmoi. Më mungon”, shkruan Stresi krahas fotos ku shfaqet me Florin.
Në fakt që prej dhjetorit Flori na ka munguar të gjithëve, pasi nuk dimë asnjë informacion për të.
Flori nuk është aktiv as në rrjetet sociale dhe projektet e tij speciale, muzikore po na mungojnë.