MENU
klinika

Vendbanime prehistorike

Forbes: 29 risitë në trashëgiminë UNESCO

15.07.2019 - 14:11

     Revista prestigjioze ”Forbes” ka publikuar listën e 29 trashëgimive më të reja botërore, që janë bërë pjesë së fundmi në UNESCO. Mes kësaj liste globale, nuk mungon as liqeni i Ohrit, që vetëm pak ditë pasi u pranua në UNESCO, saktësisht më 5 korrik të këtij viti.

 

 

 

Në shkrimin nga Cecilia Rodriguez, liqeni i Ohrit, i ndarë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, njihet për tri vendbanime prehistorike. Ajo e cilëson veçanërisht gadishullin e Linit, si vendin e rrënojave të një kishe të hershme të krishterë, e themeluar në mes të shekullit të 6-të. Ndërkohë vetë liqeni ofron për lloje të shumta endemike të faunës dhe florës së ujërave të ëmbla, që datojnë nga periudha terciane.

 

 

 

Kështu shkruan Cecilia Rodriguez, për revistën “Forbes”.

 

Pjesa e liqenit të Ohrit në Maqedoninë Veriore dhe në brendësi të saj, duke përfshirë edhe qytetin e Ohrit, u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 1979. 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit