Franca, Britania dhe Gjermania thanë të dielën se ata janë të shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve në rajonin e Gjirit Persik dhe nga prishja e mundshme e marrëveshjes bërthamore të 2015 me Iranin duke bërë thirrje për dialog mes të gjitha palëve.
Vendet evropiane thanë në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga zyra e presidentit francez “Rreziqet janë të tilla që është e nevojshme që të gjithë palët e interesuara të ndalojnë dhe të marrin në konsideratë pasojat e mundshme të veprimeve të tyre”, thanë në deklaratën e përbashkët.
“Ne besojmë se ka ardhur koha për të vepruar me përgjegjësi dhe për të kërkuar mënyra për të ndaluar eskalimin e tensionit dhe për të rifilluar dialogun”.
Liderët e Britanisë sё Madhe, Francës dhe Gjermanisë thanë se “ka ardhur momenti për të vepruar në mënyrë të përgjegjshme”, për të shmangur dёshtimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
“Rreziqet janë të tilla saqë është e nevojshme që palëve t’u jepet kohё të reflektojnë dhe të mendojnë për pasojat e mundshme të veprimeve të tyre”, thuhet në deklaratë.
Gjatë 10 ditëve të fundit, Teherani ka shkelur dy herë afatet e marrëveshjes historike me gjashtë fuqitë botërore; të njohura si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA).
Pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump vitin e kaluar deklaroi tёrheqjen e SHBA nga marrëveshja JCPOA dhe vendosi sanksionet ndaj Republikës Islamike. Irani i zgjeroi kufijtë e procesit pёr pasurimin e uraniumit.
Udhëheqësit e Iranit janë të indinjuar, se ekonomia e dobësuar nё vend nuk po përfiton nga lehtësimi i sanksioneve të premtuar sipas marrëveshjes.
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe thanë, se do të vazhdonjnё ta mbështesin marrëveshjen bërthamore, por zbatimi i saj “varet nga qendrimi i Iranit”. “Ne fuqimisht i bëjmë thirrje Iranit që të ndryshojë vendimet e tij të fundit në këtë drejtim,” theksohet në deklaratёn e tyre.