Genci është një djalë romantik për Enin dhe kjo është mëse e dukshme për të gjithë!
Në ditën e saj të lindjes, këngëtari ka uruar partneren më fjalët më të bukura që mund të shkruante një i dashuruar!
Ai e ka quajtur Enin “bella” bazuar te kënga e saj më e fundit që është bashkëpunim me këngëtarin Lindon. Më pas Genci shkruan se Eni u jep ngjyrë ditëve të tij dhe se është e bukur në shpirt!
“Urime ditëlindjen Bella. E bukur në shpirt që i jep ngjyrë ditëve të mia. Edhe 100 të tjera të lumtura zemër”, ka shkruar Genci pranë një fotoje të Enit, e cila e ka publikuar më pas në InstaStory-n e saj!
Eni, tashmë 23 vjeçe duket se ka marrë urimet më të përzemërta dhe kjo sigurisht që e ka bërë të lumtur.