MENU
klinika

Zbuloni detaje të tjera

‘Kur do gjesh burrë?’ / Greta Koçi jep përgjigjen epike

16.06.2019 - 19:55

Këngëtarja Greta Koçi  ka pranuar se merr shumë komente në fotot e saj të tipit: ‘Shumë e bukur je, por gjej ndonjë burrë’!

“Rregullat në familjet shqiptare kështu janë. Martohet njëherë e madhja pastaj e vogla”, u ngacmua këngëtarja gjatë intervistës ndërsa ajo ia ka kthyer me një përgjigje diplomatike.

“Ashtu janë, po këto punë nuk paskan rradhë.

Të gjitha këto kanë kohë dhe është proçes që do ndodhë në jetën e njeriut. E rëndësishme është të arsimohesh, të kulturohesh, të kesh një karrierë të suksesshme, të jesh e zonja e vetes dhe burrin ta zgjedhësh në atë standart”, është shprehur Greta në formë këshille për të gjitha vajzat.

Përsa i përket marrëdhënies së saj me Enin dhe Gencin, Greta ka zbuluar se janë shumë të afërt, sidomos me kunatin e saj të cilin e quan si vëlla dhe se Enin ai e mban në pëllëmbë të dorës.