MENU
klinika

"Vaso di fiori"

Gjermania kthen në Firence origjinalin

16.07.2019 - 13:03

      Një pikturë e grabitur nga qyteti italian Firence, gjatë luftës së Dytë Botërore, do të rikthehet falë qeverisë gjermane, kësaj të premteje, sipas deklaratës nga ministria e Kulturës në Itali.

Sipas autoriteteve italiane, piktura “Vaso di fiori”, e artistit hollandez Jan van Huysum (1682-1749), u përvetësua në vitin 1944, nga trupat pushtuese të Gjermanisë naziste.

 

 

 

“Vaso di fiori” rikthehet në Firence, pas 75 vitesh”, – ka qenë ky njoftimi i sotëm në një deklaratë, nga ministria e Kulturës, duke njoftuar një ceremoni më 19 korrik, në “Palazzo Pitti”, pjesë e kompleksit të muzeve “Galleria degli Uffizi”.

“Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, do ta dorëzojë veprën e artit në prani të homologut të tij italian, Enzo Moavero Milanesi, si dhe zyrtarëve të tjerë vendas”, – njoftoi zëdhënësja e ministrisë.

 

 

 

 

Piktura kishte humbur për dekada para se të rishfaqej në Gjermani, në vitin 1991, në pronësi të një familjeje gjermane, pjesëtarët e të cilës ngulnin këmbë se e kishte blerë atë në mënyrë të ligjshme.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit