MENU
klinika

Negociatat me BE

“Greqia nuk do ta bllokojë Shqipërinë, por ka kushte”

29.07.2019 - 13:16

Mediat greke kanë dalë sot me një njoftim të rëndësishëm.

Greqia nuk do bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në BE, por pritet të vendosë kushtet e saj”, kështu ka shkruar sot Kathimerini teksa i referohet analistëve dhe burimeve të afërya me kryeministrin e Greqisë.

Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit me të dy shtetet.

Ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse Këshilli do të vendose pro ketij rekomandimi apo jo në tetor.

Greqia nuk do t’i thotë jo askujt. Megjithatë, ajo do të vendosë kushtet e saj“, tha një burim i afërt me Kryeministrin grek.

Vëzhguesit thonë se Athina do të kërkojë që Shkupi të zbatojë rreptësisht marrëveshjen e Prespes.

Ndërkohë që në rastin e Shqipërisë, Athina pritet të kërkojë mbrojtje më të mirë të të drejtave të pakicave etnike greke në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare.