MENU
klinika

Deklarata

Hamilton-rivalëve: Gjithmonë do të më shihni targën…

03.07.2019 - 16:59

Vendi i pestë në garën e fundit në Austri nuk ka frikësuar aspak pilotin britanik Lewis Hamilton.

Ai vijon ende të kryesojë renditjen e botërorit 2019 të Formula 1, me 31 pikë avantazh karshi shokut të tij të skuadrës te Mercedes, Valtteri Bottas.

“Gara e Austrisë nisi jo mirë, që pas penalizimit pas provave zyrtare. U përpoqa të rikuperoja sa më shumë, por ishte e pamundur. Gjithsesi, u argëtova në pistë dhe kjo ka më shumë rëndësi.

E dija që fitorja do të ishte e vështirë, ndaj e rëndësishme ishte të grumbulloja sa më shumë pikë”, tha Hamilton.

“Unë nuk mund t’i fitoj të gjitha garat, por ama do të mbetem në krye të renditjes deri në fundin e saj. Kam një makinë të shpejtë, që po bën maksimumin në çdo pistë. Gara e radhës është në shtëpinë time, ndaj dua të triumfoj para publikut tim, këtë gjë ua premtoj”, u shpreh piloti britanik.