MENU
klinika

Vjen vendimi zyrtar

Incidenti Vettel-Hamilton/ FIA vendos fituesin e garës!

21.06.2019 - 17:43

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka hedhur poshtë kërkesën e Ferrarit, ndaj fitorja e Lewis Hamilton në garën e Çmimit të Madh të Kanadasë dy javë më parë mbetet në fuqi.

Në këtë garë, Sebastian Vettel preu i pari vijën e finishit, por u penalizua me 5 sekonda pas incidentit me Hamilton dhe humbi fitoren në tavolinë.

Vendimi i FIA-s është marrën sot pasdite në Francë, pas takimit të zhvilluar në pistën e Le Castellet, ku të dielën zhvillohet gara e Francës.

Në orën 14:15, përballë komisionit ishin përfaqësuesit e Ferrarit, që erdhën me pamje të reja televizive si dhe komisarët e pistës kanadeze.

konica sportkonica sport mobile

Për komisionin nuk pati elemente të rëndësishëm që të ndryshojnë vendimin e komsarëve, ndaj lanë në fuqi vendimin e tyre për të penalizuar me 5 sekonda Vettel. Për pasojë, piloti gjerman i “kokëkuqes” konfirmohet i dyti në këtë garë, pas Lewis Hamilton.

Incidenti ndodhi në xhiron nr.48, kur Vettel që ishte i pari doli nga pista dhe i ra shkurt, duke i zënë rrugën Hamilton dhe u rikthye i pari.

Për komisarët Vettel duhej të kishte hapur krahun, pasi në momentin që hyri në pistë i zuri rrugën pilotit të Mercedes, që për të evituar kontaktin uli shpejtësinë.