MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 18 korrik?

18.07.2019 - 08:07

390 pes – Luftrat galo – romake: Beteja në brigjet e lumit Allia (Itali) – një ushtri romake humbet ndaj forcave gale duke çuar më vonë në bastisjen e Romës.

64 – Roma përfshihet nga një zjarr i madh – ndërsa Neroni, perandor, i binte violinës, thuhet. Zjarri filloi natën, mes 18 dhe 19 korrikut, dhe shkaktoi shkatërrime të shumta para se të vihej nën kontroll pas gjashtë ditësh. Të dhëna të ndryshme ose e fajësojnë Neronin për fillimin e zjarrit ose e përgëzojnë atë për marrjen e masave për shuarjen e zjarrit

1536 – Papa Leo XIII i shpall të gjitha urdhëresat anglikane “absolutisht dhe krejtësisht të pavlefshme”, duke çuar në këputjen e lidhjeve të Anglisë me Kishën e Romës

1768 – Gazeta Boston boton vargjet “Liberty Song” kënga e parë patriotike e Amerikës. “Në Liri jemi lindur dhe në Liri do të jetojmë. Qeset tona janë të gatshme. Qëndroni, miq, qëndroni; Jo si skllevër, por si të lirë paratë tona do t’i japim”.

1811 – Lindi William Makepeace Thackeray, shkrimtar britanik – prindërit e tij ishin me prejardhje anglo-indiane nga Kalkuta. Thackery nuk u shqua në mësime, por shkoi në Kembrixh, ku hyri në Trinity College më 1819. Atij i pëlqente të lexonte Horacin dhe autorë të tjerë klasikë. Para suksesit me romanin Vanity Fair (Panair i Kotësive), Thackeray kishte punuar si gazetar, kritik letrar, kritik artit, shkroi artikuj ditorë, anonim ose me pseudonim. “Panairi i Kotësive është një vend i lig, me njerëz pamend, plot pretedime, mashtrime, gënjeshtra” – Thackeray, vdiq më 1863.

1918 – Lindi Nelson Mandela; i burgosur për 28 vjet; fitues i çmimit Nobel të Paqes (1993); Presidenti i Afrikës së Jugut; vdiq më 5 dhjetor 2013.

1925 – Hitleri boton librin-manifest Mein Kampf, plan-programi i tij për një perandori të tretë gjermane dhe shprehje e makthit që do shpalosej në Evropën e viteve 1939-1945. Libri u shit rreth 1 mijë kopje në vitin e parë të botimit – dhe kur Hitleri mori pushtetin, blerja e Main Kamftit hyri në udhën e shitjes në masë, siç ndodh shpesh me “veprat” e diktatorëve.

1932 – Shqipëri; drejtori i shkollës teknike amerikane Harry Fultz largohet nga Tirana pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit – kjo ishte një masë e mbretit për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrijen e ndikimit në vend, duke trajtuar njësoj të gjitha shkollat e huaja. Fultz u nis nga porti i Durrësit për në SHBA, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike që prej vitit 1922 – shkolla ishte krijuar në vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq amerikan. Pas luftës së dytë botërore, Fultz do të kthehej në Tiranë si zv/shef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbua nga qeveria komuniste si person i padëshiruar në vitin 1946. Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990 në Tiranë u krijua Fondacioni Harry Fultz për rihapjen e shkollës së tij teknike, sot kolegj komunitar.

1976 – Nadia Komaneci (14 vjeç) bëhet personi i parë në historinë e Lojrave Olimpike që fiton të gjitha pikët e mundshme (10) në gjimnastikë.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale