MENU
klinika

Dështon transferimi

I larguari i Juventusit nuk kalon vizitat mjekësore!

18.07.2019 - 21:26

Probleme fizike janë ndeshur në ekzaminimet mjekësore të Mattia Perin, i cili ishte shumë pranë nënshkrimit me Benfican, por tani gjithçka duket se është shembur.

Media portugeze “Record” ka bërë me dije se rezultatet e vizitave mjekësore kanë zbuluar se portieri ka problemeve fizike dhe klubi portugez mund të pezullojë në këtë momentin transferimin e tij.

26-vjeçari është i dëmtuar në shpatull dhe rikthimi i tij ishte parashikuar në muajin shtator.

Në të shkuarën Perin ka patur probleme me të dy gjunjët e tij, mirëpo tani nuk dihet ende se cili është problemi i tij. 

Zhvillime të reja priten nga Portugalia, ku do të përcaktohet nëse Perin do të kthehet zyrtarisht mbrapsht tek Juventus, apo Benfica do zhvillojë kontrolle të tjera më të detajuara.

Marrëveshja ishte arritur për 15 mln euro, që do të shkonin në arkën e Juventusit, ndërsa portieri do të firmoste kontratë 5-vjçare.