Pas disa vitesh të lidhur, Princi William dhe Kate Middleton u ndanë shkurtimisht në vitin 2007.
William e bëri të qartë se pasi qëndroi rreth dy muajsh larg saj, donte që Kate të rikthehej me të, por ajo këmbënguli që t’i merrnin gjërat shtruar, sipas autores së librit “Kate: The Future Queen”, Katie Nicholl.
Will dhe Kate përfundimisht u pajtuan në një festë pasi ai iu lut asaj për një shans tjetër.
“Në fund të muajit, ata fshehurazi u takuan në Clarence House dhe në një lokal afër Highgrove, ku William i tha asaj se ai donte të rikthehej, por Kate nuk donte të nxitonte. William-it i duhej pak kohë”
Pika e kthesës erdhi në qershor, kur Will e ftoi Kate-n në një festë me kostume. Ajo mbërriti e veshur si një infermiere seksi dhe ai thuhet se e ndoqi mbrapa gjithë natën “si një qenush që kishte humbur”.
Will kërceu me Kate gjithë natën para se t’i jepte një puthje shumë publike në mesnatë.
“Ata nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit”, thotë Nicholl. “William-it nuk i interesonte që njerëzit po shikonin. Miqtë e tij nisën të bënin shaka se duhej të merrnin një dhomë.”
Will dhe Kate u rikthyen zyrtarisht nga fundi i festës, u martuan në 2011-n dhe nga ajo kohë kanë qenë një dyshe e pandashme!