Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zlatan Ibrahimovic është në qendër të vëmendjes për atë goditje me brryl që i ka thyer kafkën futbollistit kundërshtar, El-Munir, në ndeshjen e fundit.
Ky gjest mund t’i shkaktojë një dënim shembullor suedezit ndërkohë që në Itali, përflitet për një rikthim të bujshëm.
Referuar asaj që shkruan në profilin e tij “Twitter” gazetari i televizionit publik Italian, “Rai”, Paolo Paganini, ish-sulmuesi i Juventus, Inter dhe Milan, dëshiron ta përfundojë karrierën e tij si futbollist aktiv në Seria A.
Mësohet se një klub elitar ka kontakte të avancuara me Ibrën pavarësisht viteve që mban mbi shpinë, gati 38 të plota.
Për momentin, gjithsesi nuk ka ende detaje mbi destinacionin e preferuar në Itali.